Osmani: Kosova do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në procesin e dialogut
Valbona Thaçi/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut.
”Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”, ka shkruar Osmani, në rrjetin social Facebook.
Ajo ka shtuar se Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike.
Sipas saj partneriteti me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor.
























