Escobar dhe Lajçak sot në takime me krerët e shtetit dhe të opozitës
BKT
Lajme

Escobar dhe Lajçak sot në takime me krerët e shtetit dhe të opozitës

RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani do të presë sot në orën 14:00 në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Dy emisarët gjatë ditës së sotme pritet të takohen edhe me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, partitë opozitare si dhe me përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë.

Escobar dhe Lajçak kanë ardhur për vizitë në Kosovë me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje për të shmangur tensionet e reja në terren, teksa më 25 gusht ata do të vizitojnë edhe Beogradin, ku do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


MË SHUME NGA Lajme