09:01 / 24.08.2022
Shqipëri, moti me alternime vranësirash mesatare
ATSH
Shërbimi Meteorologjik bëri të ditur se sot moti në Shqipëri do të vijojë të jetë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe hera herës të dendura, të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit duke përjashtuar veri-perëndimin.
Në lindje dhe juglindje reshjet e shiut do të marrin karakter shtrëngatash e rrebeshesh shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila përgjatë brigjeve detare fiton shpejtësi deri në 10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.























