Dihen vazot e shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve
B. Halimi / RTKlive
Tashmë dihen pozicionet që do t’i kenë skuadrat në shortin e Ligës së Kampionëve, që tërhiqet të enjten në Stamboll.
Lista e plotë e skuadrave pjesëmarrëse në Champions do të bëhet e ditur sonte kur do të zhvillohen ndeshjet Dinamo Zagreb – Bodo Glimt (0:1), PSV Eindhoven – Glasgow Rangers (2:2) dhe Trabzonspor – Kopenhagen (1:2).
Vazo e dytë duket se është më e fortë se e para, ndërsa në të tretën janë disa skuadra të rrezikshme si Borussia Dortmund, Inter dhe Napoli, prandaj duket se do të kemi disa ‘grupe ferri’ në këtë edicion të Championsit.
Ndarja e vazove:
Vazo 1: Real Madrid, Eintracht Frankfurt, Manchester City, AC Milan, Bayern Munich, PSG, Porto, Ajax.
Vazo 2: Barcelona, Atletico Madrid, Sevilla, Liverpool, Chelsea, Juventus, RB Leipzig, Tottenham.
Vazo 3: Borussia Dortmund, Inter Milan, Napoli, Shakhtar, RB Salzburg, Benfica, Sporting Lisbonë, Bayer Leverkusen.
Vazo 4: Marseille, Club Brugge, Celtic, Maccabi Haifa, Viktoria Plzen, Dinamo (Z) ose Bodo, PSV ose Rangers, Trabzonspor ose Kopenhagen.























