Gjykata lë në burg tre të dyshuarit për spiunazh që u kapën në Gramsh
BKT
Foto: RTSH
Shqipëri

Gjykata lë në burg tre të dyshuarit për spiunazh që u kapën në Gramsh

RTSH

Gjykata e Elbasanit ka vendosur arrest me burg për 2 rusët dhe ukrainasin, të cilët akuzohen për spiunazh. Dy rusët Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasin Fedis Alpatov, të cilët fotografuan dhe hynë pa lejë në uzinë e armëve të Gramshit si dhe sulmuan dy ushtar shqiptarë.

Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov u akuzuan për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Elbasanit akuzon të huajt se erdhën për spiunazh dhe se dëshmia e tyre është sekret.

Avokati i shtetasit ukrainas Fedir Alpatov, Saimir Visha thotë se klienti i tij mohon të ketë bashkëpunim me shërbimet inteligjente ruse.

“I është mohuar gjuha. Nuk mundet të pyetet ai në gjuhën ruse kur gjuha e tij zyrtare është ukrainase. Personi që është shtetasi huaj pyetet në gjuhën amtare. Kërkuam pavlefshmërinë e deklarimit të tij. Dy të tjerët kanë kërkuar avokatë të zgjedhur, gjykata i ka caktuar kryesisht. Në lidhje me akuzat, ju e dëgjuat dhe vetë që nga ana e policisë dështoi. Ishte regjistruar për 5 vepra, aktualisht janë dy vepra. Nuk është armë kimike. Nuk ka fakt penal kur fotot janë bërë në një objekt që nuk ka asnjë sinjalistikë. Në mënyrë kategorike klienti im nuk ka pasur të bëjë me shërbimet ruse”, deklaroi Visha.

Ndërsa avokati i rusit Mikhail Zorin që sulmoi ushtarët, Demir Çiftja tha se klienti i tij nuk e pranon këtë vendim dhe se kërkon një masë më të butë.

“Klienti pretendoi se i kanë dhënë deklarimet, për momentin janë sekret hetimor, do t’i ngelë hetimit kjo situatë në të ardhmen. Nuk jam në dijeni nëse kanë bashkëpunuar me autoritete shqiptare, jam avokat i caktuar nga gjykata, ai sqarimet i ka dhënë, kam kërkuar që i mbrojturi prej meje ka debatuar me dy punonjësit që kanë qenë rojë, ka përdorur një sray sepse është ndjerë i kërcënuar për momentin, kjo ka qenë ngjarja. Ne kërkuam të njiheshim me materialet, por Prokuroria i bie shkurt dhe thotë se akuzën tonë e kemi të bazuar në prova. Klienti im nuk e pranon vendimin, kërkon masë më të butë. Askush deri tani nuk më ka kontaktuar as nga ambasada ruse për të pyetur për klientin tim”, tha ai.

Në dosjen e prokurorisë, siguruar nga RTSH, zbardhet edhe rrëfimi i 2 ushtarëve shqiptarë të plagosur në Gramsh, të cilët  thonë se gjatë ndalimit të rusit Mihhail Zorin, ai i ka spërkatur me spray duke u shkaktuar djegie të syve dhe trupit dhe marrje mendsh.

‘Ndjemë djegie në sy, marrje mëndësh dhe djegie të gjoksit dhe supeve, por e mbajtëm shtetasin e huaj deri sa erdhi policia”, ka njëri nga rojet.

Pas arrestimit të tyre, prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar një automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP; 2 dronë; sasi të konsiderueshme monetare, 1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën (nightvision); 1 laptop, karta SIM; hardisk i jashtëm; 1 (një) copë fishek model 56, kalibër 7,62 mm dhe 1 (një) predhë fisheku arme zjarri kalibër 12.7 mm, dokumente identifikimi dhe udhëtimi; pajisje kampingu të ndryshme, 1 bombol e përdorur në forme spray neuroparalizuese; 6 telefona celularë.


MË SHUME NGA Shqipëri