Një i vdekur dhe 445 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Një i vdekur dhe 445 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

RTKlive

Ministria e Shëndetësisë (M.SH) bëri të ditur të dhënat, lidhur me situatën e Covid-19 në Shqipëri. Sipas M.SH, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 445 raste të reja infektimesh me COVID-19, nga 1436 testime të kryera, si dhe ka pasur një humbje jete. Ai është një 86-vjeçar nga Durrësi.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Statistika (24 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 445

Të shëruar në 24 orë 404

Të shtruar në spitale 21

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1436

Testime totale 1,954,756

Raste pozitive 326,086

Raste të shëruara 318,804

Raste Aktive 3,704

Humbje jete 3,578

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,634

Fier 419

Durrës 293

Vlorë 248

Korçë 234

Elbasan 233

Shkodër 225

Gjirokastër 146

Berat 126 

Lezhë 86

Dibër 43

Kukës 17


MË SHUME NGA Shqipëri