12:45 / 25.08.2022
Kim takon Krajën: SHBA do mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi
/rtsh.al/
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka pritur në një takim kreun e SPAK, Arben Krajën, pas vizitës që ky i fundit dhe një grup hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), zhvilluan në Uashington ku zhvilluan një sërë takimesh me zyrtarë të lartë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kim ka shprehur mbështetjen e SHBA në punën e SPAK dhe institucioneve të reformës në drejtësi.























