Marku triumfon në “Air Albania”, mposht boksierin meksikan
BKT
Sport

Marku triumfon në “Air Albania”, mposht boksierin meksikan

rtsh

Florian Marku ka triumfuar sot përballë kundërshtarit meksikan, duke ngritur peshë zemrat e shqiptarëve.

Marku ka marrë titullin WBC Silver, pasi mundi të mposhtë me pikë pas 10 raundesh boksierin meksikan Miguel Perra, në një ndeshje që dhuroi shumë emocione.

Me mijëra qytetarë e ndoqën ndeshjen nga stadiumi “Air Albania”, ku ishte improvizuar ringu për duelin mes Markut dhe boksierit meksikan.

Florian Marku renditet në vendin e 43 në botë në peshën ‘Welterweight’, ndërsa deri më tani ka zhvilluar si boksier profesionist 12 ndeshje, 11 prej të cilave i ka fitore dhe 1 barazim.