00:00 / 26.08.2022
Aksident mes trenit dhe veturës, dy të lënduar
Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive
Aksidenti ndodhi në fshatin Bardh i Madh derisa të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, ka bërë të ditur Mirsim Beqiri, kryesues i KHAIA-së.
Sonte në orët e mbrëmjes në fshatin Bardh i Madh ka ndodhur një aksident mes një treni mallrash dhe një automjeti nga e cila përplasje kanë mbetur dy të lënduar. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, Kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, Mirsim Beqiri.

Beqiri ka treguar se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, derisa hetuesit KHAIA-së po bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.























