17:29 / 26.08.2022
Bleart Tolaj merr çmimin “Ylli i Javës”
Uran Krasniqi/RTKLive
“Ylli i Javës”,çmim nga Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, i ka takuar këtë javë futbollistit të FC Malisheva, Bleart Tolaj.
Tolaj, pas marrjes së këtij çmimi, ka treguar ambiciet e klubit.
“Ndihem shumë mirë për këtë vlerësim dhe dua t’i falënderoj stafin teknik dhe bashkëlojtarët e skuadrës, pa të cilët sigurisht se nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Shpresoj që ky të mos jetë çmimi im i fundit në këtë edicion. Synimet e Malishevës janë të qarta. Shpresojmë në rezultate të mira në vazhdim të kampionatit dhe të përfundojmë në pjesën e epërme të tabelës, dhe pse jo edhe të jemi pjesë e garave evropiane”, ka thënë ai.























