Ballkani e nis fazën e grupeve si vendas kundër Cluj-it
BKT
Sport

Ballkani e nis fazën e grupeve si vendas kundër Cluj-it

B. Halimi / RTKlive

Kampioni i Kosovës, Ballkani, do ta nisë fazën e grupeve në UEFA Conference League si vendas.

Skuadra nga Suhareka, e cila, të enjten, arriti suksesin historik, duke u bërë klubi i parë nga Kosova që arrin në fazën e grupeve, më 8 shtator do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj skuadrës së njohur rumune, CFR Cluj.

Ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit G, Ballkani do ta luajë si mysafirë ndaj gjigantit çek, Slavia Praha, më 15 shtator, derisa në xhiron e tretë sërish do të jetë mysafir, pasi do të përballet me skuadrën turke, Sivasspor, më 6 tetor.

Më pas kampionët tanë do t’i kenë dy ndeshje si vendas ndaj Sivassporit (më 13 tetor) dhe ndaj Slavia Praha (më 27 nëntor), teksa ndeshjen e fundit e luajnë si mysafirë kundër CFR Cluj, më 3 nëntor.