Kurti takoi organizatorët e Hardh Fest
BKT
Foto: Zyra e kryeministrit
Lajme

Kurti takoi organizatorët e Hardh Fest

RTKlive

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot organizatorët e Hardh Fest, drejtorin e festivalit, Agron Sokoli dhe Brikena Gashi e Betim Zllanoga nga Këshilli Organizativ.

Nën sloganin “Ca kokrra rrushi” këtë vit Hardh Fest do t’i dedikohet poetit të ndjerë, Xhevdet Bajraj, i cili përveçse nga Rahoveci, ka qenë pjesë e pandashme e këtij festivali, që përpos vjeljes së rrushit, përcillet me muzikë, art e poezi.

Organizatorët ftuan kryeministrin Kurti për të qenë pjesë e festivalit, i cili mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në vreshtat e Rahovecit.

Kryeministri Kurti i falënderoi për ftesën, si dhe për punën e përkushtimin e tyre të palodhshëm në kultivimin e kulturës së rrushit. Ai theksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovë për prodhuesit dhe prodhimet vendore, njofton zyra e kryeministrit.


MË SHUME NGA Lajme