Haaland i ndihmon Cityt ta fitojë ndeshjen që po e humbte
BKT
Sport

Haaland i ndihmon Cityt ta fitojë ndeshjen që po e humbte

Uran Krasniqi/RTKLive

Het-triku i parë i Erling Haaland ia siguruar fitoren Manchester Cityt në një ndeshje që po e humbte ndaj Crystal Palace. 

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 4-2. 

City është gjetur në disavantaz 2-0, kur fillimisht Stones realizoi autogol e pastaj Andersen shtoi epërsinë. 

Ishte Silva ai i cili zvogëloi epërsinë dhe pastaj ka ardhur Haaland me tri golat e tij, duke i dhënë fitoren Cityt.