09:01 / 28.08.2022
Policia e Kosovës për 24 orë ka shqiptuar 1 mijë e 838 gjoba trafiku
RTKLive
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 838 gjoba trafiku, janë shënuar 35 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 20 aksidente me të lënduar.
Tutje, bëhet e ditur se për 24 orë, policia ka arrestuar 22 persona dhe 17 janë dërguar në mbajtje.
























