IKShPK-ja ndriçohet me ngjyrë të kaltër për Ditën Botërore të Diabetit
BKT
Në Fokus

IKShPK-ja ndriçohet me ngjyrë të kaltër për Ditën Botërore të Diabetit

RTKLive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) është ndriçuar mbrëmë me ngjyrë të kaltër, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, e cila shënohet më 14 nëntor.

Ngjyra e kaltër është simbol ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për diabetin dhe përfaqëson bashkimin global në përballjen me këtë sëmundje, e cila prek miliona njerëz në mbarë botën.

Ky simbol është miratuar në vitin 2007 nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si shenjë e unitetit dhe shpresës për një botë më të shëndetshme.

 


MË SHUME NGA Në Fokus