Fundjava me mot të vranët
RTKLive
Moti gjatë fundjavës në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here.
Sipas parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 4 deri në 7 gradë.
Të dielën parashihen vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 9 deri në 13 gradë.
Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike gjatë fundjavës do të jenë kryesisht të pafavorshme, për shkak të vranësirave, reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulëta.
Këto kushte mund të ndikojnë veçanërisht te personat me sëmundje kronike, reumatike dhe probleme kardiovaskulare. Të dielën, me rritjen e temperaturave, pritet një përmirësim i lehtë i kushteve biometeorologjike.























