Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim të kundërligjshëm
BKT
Kosovë

Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim të kundërligjshëm

V.Th / RTKLive

Inspektorati i Mjedisit ka sekuestruar gjashtë ekskavatorë në Prizren, Pejë dhe Rahovec, pas evidentimit të veprimtarive të kundërligjshme të eksploatimit të zhavorrit përgjatë lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se aksioni është zhvilluar të enjten në terren nga Inspektorati i Mjedisit.

Sipas saj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në të gjitha mjetet e sekuestruara janë vendosur shiritat zyrtarë të ndalimit të punimeve.

“Lumenjtë tanë nuk janë pronë e askujt për t’i shfrytëzuar kundërligjshëm. Çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet dhe çdo veprim që dëmton pasuritë tona natyrore do të përballet me ligjin”, ka shkruar Pacolli.


MË SHUME NGA Kosovë