Zyrtari i dyshuar për tjetërsimin e pronave nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës
BKT
Kosovë

Zyrtari i dyshuar për tjetërsimin e pronave nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës

RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar se zyrtari i dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në kryeqytet nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se personi në fjalë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe është në varësi të Ministrisë së Kulturës.

Ai ka theksuar se raportimet që e paraqesin zyrtarin si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta.


MË SHUME NGA Kosovë