11:09 / 13.11.2026
Kalaja e Prizrenit mbyllet për vizitorët për shkak të erërave të forta
E.Hoti/RTKlive
Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për vizitorët gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave të forta që paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.
Në njoftimin e publikuar, bëhet e ditur se mbyllja është masë parandaluese për të garantuar sigurinë e të gjithë vizitorëve.
Menaxhmenti i Kalasë ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, duke kërkuar ndjesë për shqetësimin e shkaktuar.























