Universiteti “Haxhi Zeka” shënon 15-vjetorin
BKT
Kosovë

Universiteti “Haxhi Zeka” shënon 15-vjetorin

Edon Gerbani/RTK

Ne përvjetorin e themelimit, drejtuesit e universitetit shpalosen ambiciet për të ardhmen, ndërsa Ministria e Arsimit premtoi vazhdimin e mbështetjes institucionale.

Universiteti "Haxhi Zeka" ne Peje ka shënuar 15-vjetorin e themelimit, duke rikujtuar rrugëtimin e tij qe nga viti 2011 dhe duke shpalosur synimet për forcimin e rolit akademik ne nivel kombëtar dhe zgjerimin e pranisë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.

Në ceremoninë jubilare, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, diplomate, drejtues universitare, profesorë dhe studente, krahas arritjeve nder vite, vëmendja u përqendrua edhe të zhvillimi i mëtejshëm i universitetit dhe sfidat qe e presin ne te ardhmen.

Rektori i Universitetit "Haxhi Zeka", prof. dr. Armand Krasniqi, rikujtoi se themelimi i universitetit me 14 nëntor 2011 kishte përmbushur një aspirate shumëvjeçare për krijimin e një qendre të arsimit të lartë në Pejë, ndërsa rrënjët e arsimit profesional dhe akademik në këtë qytet shtrihen edhe më herët.

"Duke i ruajtur rrënjët në Pejë dhe në Dukagjin, Universiteti Haxhi Zeka synon të forcojë rolin në nivel kombëtar dhe të zgjerojë praninë në hapësirat evropiane të arsimit të lartë. Ambicia jonë nuk është vetëm të jemi pjesë e ndryshimeve, por t’i krijojmë ato", deklaroi Krasniqi.

Mbështetje për zhvillimin e universitetit premtoi edhe Ministria e Arsimit, duke e cilësuar këtë institucion si një nga faktorët e rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë se Arsimit, Naim Gashi, tha se institucioni që përfaqëson do të vazhdojë të jetë partner i universitetit edhe në të ardhmen.

"Ne dëshirojmë qe Peja te konsolidohet si qendër e dijes, turizmit, e ndërmarrësis dhe inovacionit, ndërsa Universiteti Haxhi Zeka të jetë një nga bartësit kryesore të këtij zhvillimi", u shpreh Gashi.

Nga Komuna e Pejës u theksua rëndësia e universitetit dhe e programeve të tij të studimit, si dhe potenciali për të kontribuar në zhvillimin e sektorëve që komuna i ka përcaktuar si prioritete ekonomike.

Drejtoresha e Kulturës, Rinise dhe Sportit, Xhenet Syka, vuri ne pah se orientimet zhvillimore te komunës krijojnë mundësi për ndërlidhjen e potencialit akademik me nevojat e ekonomisë lokale.

"Plani zhvillimor komunal prezanton si industri kryesore zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimin e agrobujqësisë", tha Syka, duke përmendur edhe rendësin e drejtimeve të studimit, profesorëve, partnereve dhe studenteve të universitetit.

Në këtë përvjetor, ambasadori i Shqipërisë ne Kosove, Petrit Malaj, rikujtoi bashkëpunimet e para akademike ndërmjet institucioneve të dy vendeve, në të cilat kishte qenë personalisht i përfshirë gjatë kohës kur drejtonte Universitetin e Arteve në Tiranë.

"Në atë kohë, në cilësinë e rektorit të Universitetit të Arteve në Tiranë, kam pasur kënaqësinë që të hap dyert e bashkëpunimit me Universitetin Haxhi Zeka", deklaroi Malaj.

Ai theksoi lidhjen e tij personale dhe institucionale me universitetin, që daton që nga hapat e parë të themelimit të tij.

Në ceremoninë jubilare u dëgjua edhe zëri i studenteve, të cilët theksuan rendësin e përfaqësimit dhe përfshirjes aktive në jetën universitare.

 

Përfaqësuesja e Parlamentit Studentor, Jusra Goga, tha se angazhimi i tyre do të përqendrohet në dëgjimin e shqetësimeve, mbështetjen e ideve dhe kërkimin e zgjidhjeve për studentet.

"Do te angazhohemi që zëri i studenteve të ketë peshe, që idetë e tyre të gjejnë mbështetje dhe që secili të ndihet pjesë e jetës universitare", u shpreh Goga.

Në kuadër të shënimit të 15-vjetorit u prezantua edhe një ekspozite që pasqyron historikun dhe transformimin e Universitetit "Haxhi Zeka", nga themelimi deri te zhvillimi i tij nder vite.

Universiteti "Haxhi Zeka" u themelua me 14 nëntor 2011, ndërsa përvjetori i pesëmbëdhjete e gjen institucionin me synime për forcimin e kapaciteteve akademike dhe zgjerimin e bashkëpunimit në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.


MË SHUME NGA Kosovë