KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve t’i shlyejnë borxhet
G.K/RTKlive
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që nga 13 nëntori deri më 31 dhjetor 2026 t’i shlyejnë obligimet financiare për shërbimet e ujit, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga këto shërbime.
Përmes një njoftimi, kompania ka kërkuar nga konsumatorët që të mos i neglizhojnë borxhet dhe t’i kryejnë pagesat me kohë.
Po ashtu, KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo keqpërdorim apo parregullsi nga punëtorët e kompanisë, duke ofruar dëshmi për rastet, si fotografi ose video.
Konsumatorëve u është kërkuar gjithashtu të raportojnë nëse ujëmatësi i tyre nuk është lexuar për më shumë se tre muaj.
“Të drejtat tuaja duhet të respektohen. Çdo shkelje duhet të raportohet!”, thuhet në thirrjen e kompanisë. 























