Kryeministri Kurti u dërgon ftesa opozitës për takim, temë dialogu
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Kryeministri Kurti u dërgon ftesa opozitës për takim, temë dialogu

Jeton Musliu/RTKlive

Paralajmërimi i kryeministrit Albin Kurti, dhënë ditë më parë, se brenda këtij muaji do ta ftojë opozitën në takim, tashmë është realizuar.

Një ftesë e tillë, u është dërguar partive politike opozitare, nga ana e kryeministrit të vendit.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, në deklarim për RTKlive, konfirmoi se një ftesë e tillë për takim, në formë elektronike, u është dërguar të dielën, PDK-së, LDK e AAK-së.

“Dje (e diel) u janë dërguar ftesat në formë elektronike”, tha Kryeziu për RTKlive.

“Kurse  sot ftesat dërgohen në formë fizike, tha ai. “Ftesa për takim është për ditën e nesërme (e martë)” .

Në fakt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një  ditë më parë u bëri thirrje krerëve opozitarë për tu takuar dhe për t’i informuar ata për takimin e fundit që pati në Bruksel për çështjen e dialogut.

E nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri nga LDK, deklaroi se ka nevojë urgjente që të zhvillohet një dialog i brendshëm pozitë-opozitë.

Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve.

 


MË SHUME NGA Lajme