13:39 / 29.08.2022
Guardiola konfirmon se Silva do të qëndrojë në City
B. Halimi / RTKlive
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka bërë të ditur se Bernardo Silva ka vendosur të qëndrojë në radhët e kampionit anglez, raportojnë mediat britanike.
Silva thuhet se kishte një ofertë nga Barcelona, por pasi bisedoi me Guardiolën, ai vendosi të luajë edhe më tutje për klubin nga Mançesteri.
“Bernardo Silva mbetet në Manchester City. Ai është i pazëvendësueshëm, mund të luajë në tre, katër apo pesë pozita”, tha menaxheri i Manchester Cityt.
Portugezi 28-vjeçar u bashkua me Manchester Cityn në vitin 2017 nga Monaco. Për klubin anglez ka luajtur gjithsej 256 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 50 gola.
Ndërkaq, në këtë edicion ai ka shënuar dy gola në pesë ndeshje.























