Murati: Qeveria do të procedojë Projektligjin për Paga, të ndërpritet greva
BKT
FOTO/Arlinda Sejda/ RTK
Lajme

Murati: Qeveria do të procedojë Projektligjin për Paga, të ndërpritet greva

Afet BELA/ RTKlive

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media, njoftoi se Qeveria ka proceduar Ligjin e Pagave.

“Si Qeveri e kemi proceduar Ligjin e Pagave dhe është në konsultime të brendshme dhe i njëjti do të dalë edhe në konsultime publike. Në shtator kur të kthehet Kuvendi nga pushimet, projektligji do të procedohet në Kuvend", tha ai.

"Në këtë projektligj janë marrë parasysh edhe kërkesat e mësimdhënësve, për ruajtjen e pozitave që janë tepricë teknologjike".

Ministri Murati tha se sektori i arsimit është i prioritet i Qeverisë së Kosovës.

"Përkundër plotësimit të kërkesave, nga BSPK dhe SBASHK-u kërkojmë të ndalojnë grevën”, tha Murati, raporton RTKLive.

Sipas tij, greva është një e drejtë, por grevistët kur hyjnë në grevë, kompensohen nga sindikatat. Ai tha se stafi arsimor duhet të rikthehet në punë, në të kundërtën nuk do të paguhen.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në këtë konferencë ka folur edhe për përkrahjen e personelit shëndetësor, përkundër që nuk ka qenë kërkesë e sindikatës, por ka qenë vullnet dhe vendim i Qeverisë.

Murati vlerësoi e me grevën paralajmëruar nga mësimdhënësit, do të humbin nxënësit, por edhe mësimdhënësit, pasi ata nuk do të paguhen për këtë periudhë greve.

“Edhe me ligj parashihen që në rast grevash, nëse ka punëtorë që nuk janë pajtuar me grevën dhe janë duke punuar, ata do të paguhen. Ata që do të jenë pjesë e grevës nuk do të paguhen dhe ata duhet të kompensohet nga sindikatat ”, theksoi ai.


MË SHUME NGA Lajme