Cristiano Ronaldo është sërish një opsion për Chelsean
BKT
Sport

Cristiano Ronaldo është sërish një opsion për Chelsean

B. Halimi / RTKlive

Chelsea është ende në kërkim të zgjidhjes së duhur në sulm dhe tre ditë para përfundimit të afatit kalimtar, Cristiano Ronaldo është sërish një opsion për “blutë”, raportojnë mediat angleze.

Agjenti i yllit portugez, Jorge Mendes, i ofroi lojtarin e tij skuadrës londineze, të cilët tashmë kanë një periudhë të shkurtër për t'i ofruar kontratë 37-vjeçarit.

Ronaldo ishte një opsion për Chelsean edhe gjatë verës, por më pas Thomas Tuchel e refuzoi lojtarin e Manchester United. Megjithatë, tani gjërat kanë ndryshuar, Chelsea po përballet me probleme serioze në fillim të sezonit dhe shpëtimi mund të jetë përvoja e golashënuesit më të mirë në historinë e Champions League.

Pak kohë më parë , legjenda e Arsenalit, Paul Merson, tha se Ronaldo është zgjidhja e duhur për skuadrën e Chelseat që luan me një nga mbrojtjet më të mirë të ditëve të sotme në përbërje: Rhys James, Ben Chilwell dhe Mark. Cucurella.