19:41 / 29.08.2022
Shqipëri: 56 qytetarë të infektuar me Covid-19, humb jetën një 69-vjeçar
ATSH
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 56 qytetarë. Fatkeqsisht një 69-vjeçar nga Berati ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.
Janë 3,222 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.
Janë shëruar 370 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,621 që nga fillimi i epidemisë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.























