Rama kërkon që Policia të jetë më e pranishme në hapësirat publike
BKT
Lajme

Rama kërkon që Policia të jetë më e pranishme në hapësirat publike

F.Sertolli / RTKlive.com

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar që organet e rendit të jenë sa më shumë të pranishme në hapësirat publike dhe më vigjilente.

Përmes profilit të tij në Facebook, i pari i Komunës ka shkruar se lajmi për dhunimin e 11-vjeçares ishte tronditës, dhe se duhet bërë më shumë për t’i dhënë fund këtyre abuzimeve të tmerrshme, por siç ka shkruar ai, mosndëshkimit që lejon këto akte makabre të vazhdojnë të ndodhin.

“Është koha që ne të gjithë: gra, burra, vajza, djem, dhe sidomos ne si përfaqësues kryesorë të institucioneve publike, të bashkëpunojmë që raste të tilla të mos ndodhin më. Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri”, ka shkruar Rama.

Megjithatë ai ka shkruar se do të punojë për ndërtimin e mekanizmave që rrisin bashkëpunimin mes komunitetit dhe organeve të rendit, për t’i parandaluar rastet e tilla, e të ofrohet mbështetje për viktimat.


MË SHUME NGA Lajme