Kurti:Serbia edhe pas 23 viteve vazhdon të mohojë krimet e kryera në Kosovë
BKT
Foto RTKlive
Lajme

Kurti:Serbia edhe pas 23 viteve vazhdon të mohojë krimet e kryera në Kosovë

Afet BELA/ RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë, tha se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj e ta trajtonte seriozisht.

“Akëkënd botës, sot bashkohen për të vërtetën. Shteti ynë dhe qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar dhe angazhohet për të vërtetën, pa dallim etnie, prejardhje e komuniteti. Pas luftës janë regjistruar, 6057 persona të zhdukur sipas Kryqit të kuq, kurse sot janë 1617 persona ende të pagjetur, shumica shqiptarë, por janë edhe serbë, romë etj. Të gjithë duhet tu zbardhet fati, pa dallim e diskriminim”, tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij ballafaqimi me të kaluarën me e kemi vënë si kapitull të veçantë që do të përshihet në marrëveshjen finale me Serbinë.

“Nuk mund të ecim drejt të ardhmen pa adresuar të kaluarën, e pa u ballafaquar me të, do të donim që ta bënte Serbia dhe të ballafaqohet me të. Si u bë që pas rënies së Millosheviqit, u zbuluan atje pesë varreza atje, me shqiptar atje, me gjithësejt 950 njerëz atje të vrarë.

Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës që i ka bërë në Kosovës, edhe pas 23 viteve të luftës të vitit 1999.


MË SHUME NGA Lajme