17:01 / 30.08.2022
Shqipëri-Ukrainë, bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes Civile
ATSH
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodomir Shkurov.
Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi mes institucioneve homologe në fushën e Mbrojtjes Civile.
Gjatë takimit u diskutua edhe mbi situatë në Ukrainë dhe pasojat e Emergjencave Civile.
Gjithashtu, Çako dhe Shkurov diskutuan edhe për procesin e anëtarësimin në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane.























