17:19 / 30.08.2022
Sonte ne `RTK Prime` flasin Andin Hoti, Bekim Blakaj dhe Fadil Hysaj
F.Sertolli / RTKlive.com
Sonte në `RTK PRIME` do të flitet për plagën e madhe, për personat e zhdukur.
Në studio të 'RTK PRIME' do të jetë Andin Hoti, kryesues i komisionit qeveritar për të zhdukur, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Agim Gashi, Shef i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë dhe Fadil Hysaj, regjisor
Po ashtu, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, premierë do të jetë edhe dokumentari “Mjegull/Mist”, kushtuar kësaj çështjeje.
Ndërkaq, në Kosovë mungojnë edhe 1617 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet.























