17:36 / 30.08.2022
Tragjedi në Tiranë, vëllai vret vëllanë dhe kunatën|Video
RTSH
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot pasdite në Tiranë.
Raportohet për dy viktima. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Islam Alla”, pranë "Rrugës së Kavajës".
Sipas informacioneve të para, një person ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij dhe kunatën.
Janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi në fjalë, si dhe motivet e këtij akti të rëndë.
Nuk dihet ende identiteti i viktimave dhe as i autorit, i cili është larguar me shpejtësi pas vrasjeve.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore, si dhe ambulancat.























