20:57 / 30.08.2022
Shkupi vërshohet nga reshjet e shiut - Video
Besnik Iseni/ RTK
Stuhia e përcjellë me shi , breshër, bubullima dhe erë që goditi Shkupin pasditen e sotme, shkaktoi përmbytje të rrugëve, nënkalimeve, shtëpive dhe oborreve.
Atje, pasdite një shi i madh ka vërshuar vendin duke marrë me vete shumë gjësende dhe duke bllokuar shumë makina e parkingje nëntokësore të qendrave tregtare.
Sipas korrespodenti të RTK-së, Besnik Hiseni rrugët e qytetit ende mbesin të bllokuara, derisa autoritetet po u dalin në ndihmë qytetarëve.
Ai tha se shiu ka vërshuar vendin, dëme të konsiderueshme materiale raportohen nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.
Për më shumë ndiqeni videon:























