Charlbi Dean, ylli i filmit “Triangle of Sadness”, vdiq në moshën 32-vjeçar
Rtklive
Magazina

Charlbi Dean, ylli i filmit “Triangle of Sadness”, vdiq në moshën 32-vjeçar

Aktorja Charlbi Dean ka vdekur të hënën në moshën 32 vjeçare pas një sëmundjeje të papritur, ka konfirmuar një përfaqësues i aktores për CNN.

Charlbi Dean, ishte protagoniste në filmin “Triangle of Sadness”, i shpërblyer me “Palmën e Artë” në Cannes.

Charlbi Dean, ishte një yll që sapo kishte filluar të ngrihej në karrierë por vdekja i ndërpreu gjithçka.

Dean, e cila nganjëherë vlerësohej si Charlbi Dean Kriek, vinte nga Afrika e Jugut dhe filloi karrierën si modele.

Filmi i saj i parë ishte në komedinë e vitit 2010, “Spud”, ku luajti krahas yjeve Troye Sivan dhe John Cleese. Tutje ajo e vazhdoi karrierën prej aktoreje me role në filma të tillë si, “Death Race 3: Inferno”, “Blood in the Water”, “Don’t Sleep”, “Porthole” dhe të tjerë.

Aktorja po ashtu luajti në serialin e kanalit CW, “Black Lightning”, ku e portretizo rolin e Syonide.

Roli i Dean në “Trekëndëshi i trishtimit” ishte më i madhi i saj deri më sot, veçanërisht pas pritjes pozitive të filmit në Kanë. Në film, Dean luajti Yaya.


MË SHUME NGA Magazina