Zbulohet peshku i jashtëzakonshëm me kokë transparente
Lifestyle

Zbulohet peshku i jashtëzakonshëm me kokë transparente

The Guardian

Në thellësi të oqeanit, midis 600 dhe 800 metra nën sipërfaqe, është zbuluar një peshk i jashtëzakonshëm me kokë transparente. Ky peshk ka sy që duken si rruzull smeraldi, nëpërmjet të cilëve mund të shikojë lart, përmes kokës transparente.

Ngjyra e gjelbër vepron si “syze dielli” në njëfarë mënyre, për t'i ndihmuar ata të gjurmojnë gjahun e tyre. Zbulimi i këtij peshku të rrallë u bë nga Bruce Robison, biolog në det të thellë në Institutin Kërkimor të Akuariumit të Monterey Bay në Kaliforni. Të hasësh këtë lloj peshku në oqean nuk është e lehtë, teksa Robison thotë se këtë gjallesë e ka parë vetëm 8 herë gjatë karrierës së tij 30-vjeçare.

“Ne kalojmë shumë kohë duke eksploruar në thellësitë e oqeaneve, kështu që mund të them me njëfarë besimi se ato janë mjaft të rralla,” thotë ai.

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle