Mynihu nën ‘pushtetin’ e birrës së Octoberfest
J.Musliu/ RTKlive
Pas dy vjetësh, Gjermania i është kthyer traditës së vjetër.
Për shkak të pandemisë me Covid-19, në dy vitet e kaluara, festa e madhe e birrës nuk ka mundur të mbahet si çdo vit në Mynih.
Megjithatë, këtë vit, situata është krejt ndryshe, raporton RTKlive.
Në këtë qytet të madh të Bavarisë, qytetarët i janë rikthyer festës së madhe të birrës, që njihet së ‘Octoberfest’.
Kjo festë është e njohur jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë Evropën.
Për disa ditë, Mynihu shndërrohet në kryeqytet të birrës ku me mijëra njerëz, nën tendat e mëdha, festojnë, kërcejnë e pijnë birra të llojeve të ndryshme.
Përveç kësaj, shumë nga pjesëmarrësit, zgjedhin që me veshje tradicionale, t’i japin edhe më shumë ngjyra e hijeshi kësaj feste.
Gjermania është një nga vendet që prodhon sasinë më të madhe të birrës dhe atë në shumë lloje.