18:13 / 31.08.2022
Fofana transferohet te Chelsea, thotë se do të kërkojë trofe
Uran Krasniqi/RTKLive
Wesley Fofana është përforcimi më i ri i Chelseas, duke u larguar nga Leicester dhe duke nënshkruar marrëveshje shtatëvjeçare me klubin e ri.
"Unë jam këtu për të fituar trofe, Champions League, Premier League, FA Cup, Carabao Cup, gjithçka. Unë erdha këtu për të fituar dhe klubi është ndërtuar për të fituar", ka thënë ai.
Ndërkohë edhe nga klubi i njohur kanë folur për lojtarin.
“Wesley është një mbrojtës jashtëzakonisht premtues i cili tashmë ka dëshmuar cilësitë e tij në Premier League në një moshë të re", ka thënë Todd Boehly.























