Shqipëri: Një i vdekur dhe 335 raste të reja me Covid-19
BKT
Shqipëri

Shqipëri: Një i vdekur dhe 335 raste të reja me Covid-19

RTSH

Një 71-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1200 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 335 qytetarë.

Janë 3,090 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë.

Janë shëruar 363 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,533 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.


MË SHUME NGA Shqipëri