Hapen sot aplikimet për fermerët! Rama: Afat deri në 23 shtator
Shqipe Gashi/RTKlive
Sot nisin aplikimet për të gjithë fermerët që kultivojnë grurë ata do të kenë mbështetje financiare nga qeveria me 30 mijë lekë për hektarë. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama i cili tha se aplikimet do të kryhet online në E-Albania deri në datën 23 shtator.
“Nisin sot aplikimet për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, për mbështetjen financiare nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë
Deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik
Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor”, shkruan Rama.























