Shpërndante në Tiranë kokainë, ekstazi, MDMA dhe LSD, arrestohet 35-vjeçari
BKT
Shqipëri

Shpërndante në Tiranë kokainë, ekstazi, MDMA dhe LSD, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 35-vjeçarin D.L. dhe ka proceduar në gjendje të lirë 27-vjeçarin G.D. Sipas bluve të kryeqytetit, 35-vjeçari posedonte dhe shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik, dhe kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 65 tableta ekstazi, sasi lënde narkotike MDMA dhe LSD, sende që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal. 35-vjeçari në bashkëpunim me 27-vjeçarin siguronin lëndët narkotike dhe më pasi i shpërndanin në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në disa zona të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Miks”. Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – D. L., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Në afërsi të Brrylit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin D. L. dhe shtetasin G. D.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. L. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike, rreth 65 tableta ekstazi, sasi lënde narkotike MDMA dhe LSD, sende që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndët narkotike ekstazi, kokainë, LSD dhe MDMA, i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia./rtsh/


MË SHUME NGA Shqipëri