Haradinaj: Kosova shumë hapa para Serbisë në prodhimin e verërave
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Haradinaj: Kosova shumë hapa para Serbisë në prodhimin e verërave

J.Musliu/RTKlive

Në Beograd ka filluar panairi i verës, që mbahet në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, pjesë e së cilës janë Shqipëria, Serbia e Maqedonia e veriut.

Atje janë mbledhur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka deklaruar se Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë, në prodhim të verërave.  

“Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë”, deklaroi Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në facebook.

“Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal”.

Haradinaj rikujton se Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i "Hardh Fest".

“Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën”.


MË SHUME NGA Lajme