KFOR-i rikujton mandatin për garantim të lirisë së lëvizjes |Video
J.Musliu/RTKlive
Me anë të një video-mesazhi, komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, kolonel Maurizio Mele, ka rikujtuar përgjegjësitë e forcave paqeruajtëse.
Ai është shprehur se mandati i KFOR-it është në Kosovë është për një ambient të sigurt dhe të qetë.
“Mandati ynë është që t’u sigurojmë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes”, shkruan Mele, në një postim në llogarinë e zyrtare të KFOR-it ën facebook.

“Pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fenë, apo vendin ku ata jetojnë”.
Komandanti Mele deklaron se kjo është arsyeja përse KFOR-i patrullon në të gjitha zonat dhe i qëndron afër komunitetit.
KFOR-i rikujton se është në Kosovë në kryerjen e misionit të vet dhe se NATO bashkëpunon dhe ndihmon Kombet e Bashkuara , Bashkimin Evropian dhe akterët e tjerë ndërkombëtarë.
Sipas KFOR-it kjo bëhet sipas rastit, për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore.























