Zyrtari amerikan Mike Turner, takime në Tiranë
BKT
Shqipëri

Zyrtari amerikan Mike Turner, takime në Tiranë

ATSH

Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Mike Turner, përfaqësues i Distriktit të 10-të të Ohajos, vizitoi dje Shqipërinë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë bën të ditur se zyrtari amerikan u takua me kryeministrin Edi Rama.

Turner, gjithashtu, mori pjesë në një darkë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, shefin e Shtabit, Arben Kingji, deputetet Mimi Kodheli dhe Jorida Tabaku.

Anëtari i Kongresit, Turner shërben si zëvendëskryetar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, dhe si republikani drejtues në Komitetin e Përhershëm të Përzgjedhur të Senatit për Shërbimet e Inteligjencës.


MË SHUME NGA Shqipëri