18:37 / 01.09.2022
Shqipëri: Asnjë humbje jete, 263 qytetarë të infektuar me Covid-19
RTSH
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1069 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 263 qytetarë.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.
Janë 3,076 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Ndërkohë janë shëruar 277 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,810 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.























