Vajzat e Kosovës mposhtin me përmbysje ato të Armenisë (E plotësuar)
BKT
Sport

Vajzat e Kosovës mposhtin me përmbysje ato të Armenisë (E plotësuar)

Uran Krasniqi/RTKLive

Kosova ka realizuar fitore ndaj Armenisë në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1.
Në një terren me shi kanë qenë armenet që kanë kaluar në epërsi, por jo pse kanë shënuar vetë. Ka qenë duke u luajtur minuta e shtatëdhjetë e shtatë kur mbrojtësja Smaili gaboi me një top i cili përfundoi në portë. 
Por gëzimi armen nuk ka zgjatur shumë. Vetëm pas një minute Valentina Metaj me golin e saj ka kthyer Kosovën në lojë.
Pastaj në minutën e tetëdhjetë e gjashtë një ekzekutim perfekt i goditjes së dënimit nga Donjeta Halilaj ka përmbysur Armeninë. 
Halilaj ka realizuar me goditje të fortë nga jashtë zone, duke i dhënë Kosovës fitoren.
Kosova e kishte mposhtur Armeninë edhe si mysafir.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan ndaj Polonisë. 
Kjo fushatë nuk ka qenë e suksesshme për Kosovën. 

Halilaj me supergol, Kosova përmbysë Armeninë

Një ekzekutim perfekt i goditjes së dënimit nga Donjeta Halilaj ka përmbysur Armeninë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ka qenë minuta e tetëdhjetë e shtatë kur Halilaj ka realizuar me goditje të fortë nga jashtë zone. 
Aktualisht kur kanë mbetur edhe pak minuta rezultati është 2-1 dhe Kosova po shkon drejt fitores.  Dy gola të  shpejtë në "Fadil Vokrri"

Valentina Metaj ka kthyer Kosovën në lojë në ndeshjen me Armeninë.

Kjo pasi ajo ka barazuar rezultatin vetëm një minutë pasi Kosova gjendej në disavantazh pasi kishte shënuar autogol.
Ndeshja për momentin është 1-1.  
Goli i Metajt erdhi në minutën e 78-të. 
Autogoli i Kosovës u realizua nga mbrojtësja Smaili. Paraprakisht Kosovës i është anuluar një gol për pozitë jashtë loje. 

Nis ndeshja Kosova-Armenia 

Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Armenisë në konkurrencën e femrave, një ndeshje e vlefshme për Botërorin 2023.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kuadër të këtyre kualifikimeve, “Dardanet” u mposhtën me rezultat të thellë 6:1 nga Belgjika.

Kosova dhe Armenia pozicionohen në Grupin F. 

Ndeshja transmetohet nga RTK4. 

Kosova-Armenia, formacionet

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Armenisë në konkurrencën e femrave ndeshen sonte në një ballafaqim të vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2023. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.

No description available.