Icardi larg PSG-së, dy gjigantët turk pas argjentinasit
BKT
Sport

Icardi larg PSG-së, dy gjigantët turk pas argjentinasit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi raportohet se është gjithnjë e më larg PSG-së.

Icardi nuk ishte në stërvitjen e sotme dhe lojtari është jashtë projektit të kampionëve në fuqi të Francës.

Ish-ylli i Interit sipas mediave franceze, është duke u kërkuar nga dy gjigantët turk, Galatasaray dhe Fenerbahçe.

Në Turqi ende është i hapur afati kalimtar, dhe se dy gjigantët e Turqisë janë duke bërë garë të ashpër për Icardin.

Siç raportohet, argjentinasi shumë shpejtë do të vendos për të ardhmen e tij, dhe Stambolli duket se do të jetë destinacioni i ardhshëm i Icardit.