Fenerbahçe afër transferimit të shekullit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Turqia mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Cristiano Ronaldos.
Ndonëse afati kalimtar i kësaj verë është mbyllur në Angli, megjithatë, tregu i verës mbetet ende i hapur në Turqi.
Klubi i famshëm turk, Fenerbahçe është duke provuar që ta sjell në Stamboll asin portugez.
Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij futbollistike.
Sipas mediave turke, Fenerbahçe ka përgatitur ofertë për ish-yllin e Real Madridit dhe Juventusit.
“Ajanspor” shkruan se presidenti i Fenerbahçes, Ali Koc po punon shumë për të arritur një marrëveshje me portugezin, i cili do të ishte transferimi i shekullit në futbollin turk.
Madje, siç raportohet, marrëveshja është afër mes dy palëve dhe se kanë mbetur edhe disa detaje deri tek zyrtarizimi i këtij mega-transferimi në futbollin e Turqisë.
Ronaldo sfidën e mbrëmshme të Unitedit në fitoren kundër Leicester Cityt (1-0), e nisi nga bankina.























