Aktorja e famshme bëhet virale në rrjet, njerëzit e ngatërrojnë me Beyoncen
Magazina

Aktorja e famshme bëhet virale në rrjet, njerëzit e ngatërrojnë me Beyoncen

Laverne Cox është bërë së fundmi kryefjalë e mediave pasi njerëzit e ngatërruan me divën e muzikës, Beyonce. Ishte aktori i “The Morning Show”, Choni Francis që postoi një klip ku shihej aktorja e maskuar duke shijuar një ndeshje tenisi dhe postoi në Twitter se ishte Mbretëresha Bey.

Disa njerëz filluan të postojnë në Twitter se nuk ishte këngëtarja, por ishte Cox, e cila u bë e famshme si një nga yjet e “Orange Is the New Black”.Cox e ripostoi këtë në llogarinë e saj: “Më ngatërruan @Beyonce në #USOpen sonte, më pas bëra trend në Twitter, pasi interneti po qesh mbi identitetin e gabuar”.

Ajo vijoi më tej duke shkruar: “Këto postime në Twitter janë qesharake. Kënaquni!!! Shkoni @serenawilliams #GOAT #Serenawilliams #Beyonce,” vazhdoi mbishkrimi i saj.

Laverne Cox dhe Beyonce.


MË SHUME NGA Magazina