‘The Sun’: Ronaldo mbetet në ‘Old Trafford’
BKT
Sport

‘The Sun’: Ronaldo mbetet në ‘Old Trafford’

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Asi portugez Cristiano Ronaldo raportohet se do të qëndrojë te Manchester United.

Sulmuesi portugez gjatë terë kësaj verë, ishte i lidhur me largimin nga ‘Old Traffordi’, madje se fundmi në garë për ish-yllin e Real Madridit dhe Juventusit, është futur edhe Fenerbahçe, mirëpo sipas ‘The Sun’, Ronaldo do të mbetet tek ‘Djajtë e Kuq’ të paktën deri në muajin janar.

‘The Sun’ shkruan se portugezi do të mbetet tek Unitedi për shkak të pagës së lartë që merr aktualisht Ronaldo.

Tashmë ish-lojtarit të Real Madrid do t’i duhet të bind trajnerin Erik ten Hag që të fillojë ndeshjet si titullarë, pasi në takimet e fundit që United ka zhvilluar në Premier League i ka nisur nga stoli.