18:24 / 02.09.2022
Pioli i shqetësuar si do ta mbulojë hapësirën e lënë nga Florenzi
Uran Krasniqi/RTKLive
Milani ka humbur mbrojtësin e djathtë Alessandro Florenzi për rreth tetë javë, pasi pësoi dëmtim të muskujve.
Trajneri Stefano Pioli ka pranur se ndihet i brengosur se si do ta menaxhojë situatën.
“Ne jemi të mërzitur për dëmtimin e Florenzit”, tha Pioli, cituar në faqen zyrtare të Milanit. "Ai është një lider brenda dhe jashtë fushës. Ne jemi ende duke vlerësuar se si të vazhdojmë në mënyrë që të menaxhojmë rikuperimin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme".























