Kurti i kërkon Hotit vendosjen e ligjshmërisë në tërë vendin
Fadil Sertolli / RTKlive.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i kanë dhënë mbështetjen e plotë u.d. Drejtorit të PK-së, Fehmi Hoti, në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, si dhe vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se kryeministri Kurti ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.
Po ashtu, në takimin në të cilin ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti e uroi z.Hoti për përgjegjësitë e reja.
“Ai theksoi se forcimi i rendit publik dhe sundimi i ligjit janë synim i yni i përbashkët”, thuhet në njoftim.























